
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Ballkani është bërë gati për sfidën e nesërme kundër Dinamo Zagrebit,transmeton "Kosova Sot Online".
Kampioni kosovar e ka publikuar sot një video motivuese para duelit të vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Skuadra Portokalli do ta presë gjigantin kroat në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në një ndeshje të madhe, në kërkim të pikëve të para në grupe pasi lojën e parë e humbi nga Viktoria Plzen në Republikën Çeke, 0:1.
Përkundër rivalitetit në fushën e blertë, therandasit e përmendin miqësinë mes dy popujve.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Në video, e cila tregon se ku nisi gjithçka në rrugëtimin e suksesshëm të suharekasve, ndërsa më pas flasin edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi, futbollisti Edvin Kuç, tifozët etj.
Kjo është hera e dytë që Ballkani po merr pjesë në garat evropiane dhe hera e dytë që bëri histori duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Klubi nga Suhareka pret që nesër të mbushet me shikues stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:45.
(Kosova Sot Online )