Mediumi kroat pas fitores së Ballkanit: Njëra prej humbjeve më të turpshme evropiane të Dinamos

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 21:13
Mediumi kroat pas fitores së Ballkanit: Njëra prej humbjeve më të turpshme evropiane të Dinamos

Ballkani ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

Kjo humbje po dhemb shumë në Kroaci,

Atje, po e konsiderojnë si humbjen më të turpshme evropiane të Dinamo Zagrebit.

“Skuadra e Sergej Jakiroviqit ka zhvilluar një nga ndeshjet më të këqija evropiane në histori të Dinamos”, thuhej ndër tjera në artikullin e mediumit kroat, Index.

Kësisoj, Ballkani tani gjendet në vendin e dytë në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi një pozitë më poshtë.

E grupit C i prin Viktoria Plzen me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. 

(Kosova Sot Online)