Manchester City rivalizon Real Madridin

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 12:18
Manchester City rivalizon Real Madridin

Real Madridi besohet se e ka shënjestruar Alphonso Davies si një objektiv transferimi për të ardhmen.

“Los Blancos” po planifikojnë një lëvizje të madhe për të nënshkruar me një mbrojtës të krahut të majtë, me kanadezin që është në radarin e tyre, përpara një oferte të mundshme verën e ardhshme.

Kontrata e tij me Bayern Munich skadon në verën e vitit 2025, kështu që nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re deri në fund të sezonit, kampionët gjermanë mund të pranojnë shitjen e tij verën e ardhshme, për të shmangur largimin e tij si lojtar i lirë.

Te “Bavarezët” besojnë se mund ta bindin 22-vjeçarin që të rinovojë, por flitet se lojtari është i hapur për të nisur një sfidë të re.

Sipas “Fichajes”, Real Madrid nuk është klubi i vetëm që po monitoron Davies, pasi për të i interesuar është edhe Manchester City.

Të dy klubet thuhet se do të preferonin një transferim falas në vitin 2025, por ata mund të bëjnë një ofertë verën e ardhshme, nëse Bayern Munichi vendos ta shesë.

Bazuar në “Transfermarkt”, Alphonso Davies momentalisht vlerësohet me 70 milionë euro në tregun e transferimeve. 


(Kosova Sot Online)