Tottenhami vazhdon me fitore, pa konkurrencë në Premierligë

  • S.A /
  • 24 October 2023 - 08:16
Tottenhami vazhdon me fitore, pa konkurrencë në Premierligë

Tottenham Hotspur ka regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe të shtatën për këtë sezon në Premierligë, për të udhëhequr tani si i vetëm në tabelë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou fitoi sonte ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.

Spurs triumfuan në shtëpi me rezultatin 2:0. Heung-min Son (36’) dhe James Maddison (54’) shënuan golat e fitores. Tottenhami tani prin në tabelë me 23 pikë, dy më shumë se Manchester City dhe Arsenali. Fulhami ndodhet në pozitën e 13-të me 11 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )