Ja si votuan Shqipëria dhe vendet e tjera për “Topin e Artë”

  • S.A /
  • 04 November 2023 - 14:53
Ja si votuan Shqipëria dhe vendet e tjera për “Topin e Artë”

Janë publikuar rezultatet komplete të votimit për “Topin e Artë” të këtij viti, që tregojnë saktësisht se sa pikë fitoi Lionel Messi, dhe të tjerët, transmeton "Kosova Sot Online".

Të hënën, disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit mbërritën në Paris, për ceremoninë e “Topit të Artë”, ku ndahet çmimet për më të mirët.

Messi fitoi për herë të tetë “Topin e Artë”, që është një rekord i ri i vendosur nga ai.

Tani, rezultatet e plota të votimit janë publikuar dhe kanë konfirmuar diferencën e pikëve, me yllin argjentinas që la prapa vetes Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen.

36-vjeçari mori 462 pikë, 105 pikë përpara norvegjezit të Manchester Cityt, që zuri vendin e dytë me 357 pikë. Francezi i Paris Saint-Germainit doli i treti me 270 pikë.

Ashtu siç pritej, shumë vende votuan për Messin si lojtarin më të mirë, por ishin gjashtë vende që votuan ndryshe.

Gjithsesi, kjo ishte një fitore dërrmuese për sulmuesin e Inter Miamit.

Kujtojmë se fituesi i “Topit të Artë” përcaktohet nga votat e gazetarëve nga 100 vende të botës. Vendet nga ku mund të votohet caktohen në bazë të renditjes së FIFA-s. Pra, shtetet që bëjnë pjesë në top-100 të ranglistës botërore.

“France Football”, që organizon ceremoninë e “Topit të Artë” dhe ndan çmimet, bëri të ditur se këtë vit kanë votuar 92 gazetarë.

Të drejtën e votimit e shfrytëzuan edhe nga Shqipëria, pasi Kombëtarja shqiptare renditet në pozitën e 59-të në ranglistë. Edhe nga Shqipëria u votua për Messin.

Kush për kë votoi?

Image

 

 

 

Image

 

//////////

Image

 

Image

 

(Kosova Sot Online )