Edhe organet e rendit kanë të drejtë të protestojnë

  • Muhamet Kelmendi /
  • 04 November 2023 - 10:35
Edhe organet e rendit kanë të drejtë të protestojnë

 

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Demonstratat janë e drejta me esenciale dhe mjeti kryesor i demokracive bashkëkohore dhe liberale. Pa demonstrata dhe protesta nuk ka jete demokracia. Demonstratat i ndihmojnë demokracisë. Protestat tregojnë rrugën e demokracisë dhe problemet e shoqërisë.

Mbi këtë bazë u demonstrua edhe nga njësitet speciale në Kosove. Kjo është e drejtë kushtetuese. Natyrisht se nuk duhet vepruar në mënyrën qe organet e rendit dhe të sigurisë të demonstrojnë. Atyre u kërkohet që pushteti tua zgjidhi çështjet jetësore. Megjithatë, edhe organet e rendit zhvillojnë protesta. Është e drejtë e patjetërsueshme. Shpresohet se qeveria e sheh këtë gjendje dhe vepron ne zgjidhjen e çështjeve të paraqitura. Njësitë speciale të Kosovës e meritojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".