Futbollistja kosovare e shënoi golin më të pazakontë të vitit!

  • S.A /
  • 21 November 2023 - 16:10
Futbollistja kosovare e shënoi golin më të pazakontë të vitit!

Një gol aspak i zakontë është shënuar në derbin e ligës turke mes Besiktasit dhe Fenerbahçes dhe Besiktasit, transmeton "Kosova Soit Online ".

Dhe, këtë arriti ta realizojë pikërisht një futbolliste shqiptare. 

Bëhet fjalë për lojtaren e Besiktasit, Donjeta Halilaj, e cila arriti që me dinakëri t’ia largonte me kokë topin portieres kundërshtare, ndërsa më pas shënoi me këmbë për ta ngushtuar rezultatin në 2:3, në minutat shtesë të lojës. Ajo nuk u gëzua fillimisht derisa gjyqtarja e drejtoi dorën tek mesi i fushës, që nënkuptonte se goli ishte i rregullt. Ekipi kundërshtar u ankua tek referja, por ajo nuk e ndërroi vendimin e saj. Ky gol e ka bërë xhiron në internet pasi po konsiderohet si goli më i pazakontë i vitit.

(Kosova Sot Online )