Nuk ka Asociacion pa e njohur pavarësinë dhe ekstradimin e Radojçiqin, dorën e zgjatur kriminale të Vuçiqit

Nuk ka Asociacion pa e njohur pavarësinë dhe ekstradimin e Radojçiqin, dorën e zgjatur kriminale të Vuçiqit
Nuk ka Asociacion pa e njohur pavarësinë dhe ekstradimin e Radojçiqin, dorën e zgjatur kriminale të Vuçiqit

Skender Mulliqi

  • 18 November 2023 - 09:04

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Është shumë e drejtë nga zonja Viola Von Cramon, kërkesa e saj për ekstradim të terroristit Radoiçiq organeve përkatëse të Kosovës, por mendoj që paraprakisht për të bërë këtë Serbia, duhet të kërkohet nga pushteti i Beogradit që të hiqet nga preambula kushtetuese, Kosova si pjesë e Serbisë, ku edhe mbi këto baza presidenti serb, është duke e zhvilluar dialogun dhe nuk po e pranon ekstradimin e Radoiçiqit. Unë mendoj, se BE në këtë drejtim duhet të bëjë presion e pastaj t’i bëhet me dije Vuçiqit që pa e pranuar pavarësinë, nuk do implementohet Asociacioni.

BE-ja po vazhdon akoma me praktikat e vjetra përmes ndërmjetësve në bisedime, Lajçak dhe Borrell, të cilët po kërkojnë implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sikur mos të kishte ndodhur akti tragjik i terrorizmit serbomadh për ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu në Banjskë. Është pritur nga Kosova, që BE-ja të tregohet më parimore pas kësaj ngjarje, duke ia hequr masat e padrejta të vendosura ekonomike, dhe këto masa të embargos t’i vihen pushtetit shovinist të Vuçiqit, i cili më Putinin janë duke futur pyka të forta politike, të shoqëruara me kërcënime të hapura me luftë ndaj rajonit të Ballkanit, dhe veçmas ndaj Kosovës. Ndoshta, më e zëshmja që Vuçiqi të ndëshkohet nga BE-ja, po tregohet që shumë kohë me deklarime, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila duke folur për raportin e BE-së, ka kërkuar masa ndaj Beogradit zyrtar.

Edhe më herët, Cramon ka kritikuar pushtetin e Vuçiqit për mos-kooperim në dialog, apo më mirë me thënë me mos zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit. Është shumë e drejtë nga zonja Viola Von Cramon, kërkesa e saj për ekstradim të terroristit Radoiçiq organeve përkatëse të Kosovës, por mendoj që paraprakisht për të bërë këtë Serbia, duhet të kërkohet nga pushteti i Beogradit që të hiqet nga preambula kushtetuese, Kosova si pjesë e Serbisë, ku edhe mbi këto baza presidenti serb, është duke e zhvilluar dialogun dhe nuk po e pranon ekstradimin e Radoiçiqit. Unë mendoj, se BE në këtë drejtim duhet të bëjë presion e pastaj t’i bëhet me dije Vuçiqit që pa e pranuar pavarësinë, nuk do implementohet Asociacioni. Kështu do të vinte në shprehje edhe ekstradimi i grupit terrorist serb në krye me Radoiçiqin, organeve të Kosovës. Vuçiqi nuk do të përmbush këtë kërkesë, sikur që nuk iu ka përmbajtur edhe të gjitha marrëveshjeve të deritashme, madje ai po refuzon të nënshkruan aneksin e Ohrit.

Serbia ka hy në vlugun e zgjedhjeve, dhe nuk pritet asnjë vendim i Vuçiqit. Nuk dihet deri ku ka shkuar Komisioni përkatës i BE-së më hetime rreth ngjarjes në Banjskë. Kërkesa e Cramon si raportuese e BE-së ishte dashur të merret seriozisht jo vetëm për çështjen e ekstradimit të Radoiçiqit që vështirë se do të ndodhë në këto rrethana aktuale politike në Serbi, por të merren parasysh edhe të gjitha deklarimet e mëparshme të saj, rreth barbarisë së dialogut, e mos të vazhdimit të praktikave të vjetra duke e favorizuar Serbinë e pa reformuar. Pas rastit të terrorizmit në veri të vendit, duhet vënë baza të reja dialogut nga BE-ja. Kosova duhet të ngulë këmbë që para implementimit të çfarëdo asociacioni, të pranohet së pari pavarësia e Kosovës, pa marrë parasysh se kush do të jetë në krye të Serbisë pas këtyre zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".