Gundogan sqarohet për kritikat para derbit të nesërm

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 14:23
Gundogan sqarohet për kritikat para derbit të nesërm

Ilkay Gundogan ka lëvizur për të adresuar kritikat e tij ndaj ekipit në fillim të këtij sezoni.

Reprezentuesi gjerman vuri në pikëpyetje nivelin e zhgënjimit të skuadrës pas humbjes ndaj Real Madridit në tetor, duke deklaruar: “Duhet të jem i sinqertë, uroj që kjo disfatë të na lëndojë më shumë. Isha në dhomën e zhveshjes dhe sigurisht që njerëzit janë të zhgënjyer, por sidomos pas humbjes së një ndeshjeje kaq të madhe, do të doja të kishte më shumë zhgënjim dhe zemërim”.

Komentet e Gundogan u hodhën poshtë nga Xavi me një bisedë të brendshme mes lojtarëve që duket se e zgjidhin çështjen.

Megjithatë, incidenti ka vazhduar të shfaqet si pjesë e muajve të parë të mesfushorit si lojtar i Barcelonës, por ai deklaroi se nuk ka asnjë problem personal me shokët e tij të skuadrës.

“Kam shprehur mendimin tim të sinqertë, pa sulmuar askënd dhe asgjë. Sa herë që kritikoj skuadrën që përfshij veten, e nis nga vetja”, ka thënë ai në një intervistë për “beIN Sports”.

“Kam mjaftueshëm përvojë për të ditur se si funksionon ky sport. Së pari shikoj në pasqyrë dhe gjykoj veten, jo të tjerët. Po bëjmë më mirë dhe shoh shumë potencial dhe cilësi. Edhe nëse fitojmë 3-4 ose 5-0, unë gjithmonë do të shoh gjëra për të përmirësuar. Është mentaliteti im, por kurrë nuk e bëj me qëllime të këqija”, deklaroi 33-vjeçari.

Gundogan pritet të startojë për Barcelonën në derbin ndaj Atletico Madridit të dielën.

Nëse luan nga fillimi, për të do të jetë ndeshja e 14-t në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat që figuron në formacionin e titullarëve. 

(Kosova Sot Online)