Manchester City do të ndeshet me Fluminensen

  • A.P /
  • 22 December 2023 - 18:21
Manchester City do të ndeshet me Fluminensen

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës për Klube.

Manchester City do të ndeshet me Fluminensen me fillim nga ora 19:00.

Kampionët e Evropës e siguruan finalen pasi eliminuan në gjysmëfinale skuadrën japoneze, Uraëa Red Diamonds.

Në anën tjetër, fituesit e Copa Libertadores në gjysmëfinale mposhtën Al-Ahlyn.

Finalja e sontme do të zhvillohet në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite.

(Kosova Sot Online)