Arsenali kontakton përfaqësuesit e Toney

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 20:30
Arsenali kontakton përfaqësuesit e Toney

Arsenali raportohet se ka hapur kontakte me përfaqësuesit e Ivan Toney.

Pavarësisht se tashmë ka kaluar shtatë muaj jashtë fushës pasi u suspendua shkaku i basteve – i cili do të vazhdojë deri në janar – sulmuesi me sa duket do të jetë në qendër të një transferimi të mundshëm në afatin kalimtar dimëror

Toney besohet të jetë objektivi kryesor si për Arsenalin ashtu edhe për Chelsean. Ai ka kontratë të vlefshme me Brentfordin deri në fund të sezonit 2024/25.

“Bletët” mbeten me shpresë për të rënë dakord për një zgjatje të kontratës me sulmuesin e tyre kryesor, por drejtori i klubit, Lee Dykes, ka pranuar se mund të vijë koha shpejt që të ndajnë rrugët me të.

Arsenali mendohet të ketë avantazhin ndaj Chelseat në garën për të nënshkruar me 27-vjeçarin, i cili supozohet se është i emocionuar për mundësinë e një lëvizjeje të mundshme në “Emirates” vitin tjetër.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, “Topçinjtë” tani kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Toney dhe tani po peshojnë nëse do t’i drejtohen Brentfordit me një ofertë zyrtare.

Edhe pse Toney do të hyjë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij në janar, Brentford me sa duket ka vendosur një çmim prej 100 milionë funtesh për reprezentuesin e Anglisë, për të shmangur interesimin e klubeve gjatë janarit.

Arsenali nuk do të pritet të paguajë një shumë të tillë për një lojtar në mes të sezonit, por nëse përpjekjet e Brentford për ta lidhur atë me kontratë të re nuk japin rezultate, ata mund të detyrohen të ulin çmimin e kërkuar verën e ardhshme që të mos rrezikojnë që ta humbasin si futbollist të lirë.

(Kosova Sot Online)