Arsenali has në vështirësi ndaj Fulhamit

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 17:10
Arsenali has në vështirësi ndaj Fulhamit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Fulhamit dhe Arsenalit, e vlefshme për javën e 20-të në Premierligë.

Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë 1:1.

Bukayo Saka kaloi Arsenalin në epërsi qysh në minutën e pestë të ndeshjes.

Megjithatë, Fulham gjeti forcën dhe barazoi shifrat në minutën e 29-të nëpërmjet Raul Jimenez.

Mbetet të shihet çfarë do të sjellë pjesa e dytë.

Në rast fitoreje, Arsenali do ta merrte përkohësisht primatin në renditjen tabelare

(Kosova Sot Online)