Arsenali mposhtet nga Fulhami

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 17:16
Arsenali mposhtet nga Fulhami

Arsenali ka regjistruar humbjen e dytë rresht në Premierligë, duke shkuar kështu në ndeshjen e tretë rresht pa fitore në elitë, përfshirë barazimin me Liverpoolin.

Pas humbjes nga West Ham United xhiron e kaluar, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta sot pësoi nga Fulhami.

Ndeshja e zhvilluar në “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të.

“Topçinjtë” kaluan të parët në epërsi me golin e Bukayo Saka (5′), por pësuan dy herë në vazhdim.

Raul Jimenez (29′) dhe Bobby De Cordova-Reid (60′) shënuan për fitoren e vendasve.

Fulhami e mbyll vitin në pozitën e 13-të me 24 pikë.

Ndërsa, Arsenali bie në pozitën e katërt me 40 pikë.

(Kosova Sot Online)