Nadal eliminohet në çerekfinale

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 16:04
Nadal eliminohet në çerekfinale

Ka përfunduar aventura e Rafael Nadal në turneun e Brisbane në Australi.

Tenisti spanjoll u mposht në çerekfinale nga Jordan Thompson 2:1 në sete.

Nadal e nisi mirë meçin, duke e fituar 7:5 setin e parë, por më pas u mund në dy të tjerët.

Thompson barazoi setet duke e fituar 6:7, kurse të fundit e pati më të lehtë, duke triumfuar 3:6.

Aktualisht, Nadal gjendet i 672 në renditje, pasi që kishte pushuar një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.

Në anën tjetër, Thompson, që u kualifikua në gjysmëfinale të kësaj gare renditet në pozitën e 55-të në ATP Rankings.

(Kosova Sot Online)