Enrique paralajmëron transferime të reja

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 09:12
Enrique paralajmëron transferime të reja

Afati kalimtar i janarit pritet të jetë i zënë për skuadrën e Paris Saint-Germanin.

Këtë e konfirmoi trajneri i parisienëve, Luis Enrique, i cili potencio se kërkon transferime të reja.

“Po, është e mundur.Ne jemi gjithmonë të gatshëm për ta përmirësuar skuadrën tonë”, tha Enrique.

Një nga temat kryesore me të cilën duhet të merret ekipi nga ‘’parku i princave’’ do të jetë Kylian Mbappe, të cilit gjatë verës i skadon kontrata.

Aktualisht, PSG i prin tabelës në Ligue 1 me 40 pikë, pesë më shumë se Nice.

(Kosova Sot Online)