Nadal jep lajmin e hidhur

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 14:03
Nadal jep lajmin e hidhur

Grand Slami i parë për këtë vit, Australian Open do të jetë i varfër pa njërin ndër tenistët më të mëdhenj në botë, Rafael Nadal.

Tenisti spanjoll ka dhënë një lajm të hidhur për adhuruesit e tij.

Nadal ka njoftuar opinionin se ai nuk do të garojë në turneun e parë të vitit kalendarik.

 “Kam punuar shumë gjatë për këtë rikthim dhe siç e kam përmendur gjithmonë synimi im është të jem në nivelin tim më të mirë. Brenda lajmit të trishtuar për mua që nuk mund të luaj përpara turmave të mahnitshme të Melburnit. Doja shumë të luaja këtu në Australi dhe kam pasur rastin të luaj disa ndeshje që më kanë bërë shumë të lumtur dhe pozitiv. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe shihemi së shpejti! Rafa”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Nadal do të kthehet në Spanjë për trajtim për një dëmtim të kofshës që pësoi në Brisbane International.


(Kosova Sot Online)