Hamilton drejt Ferrarit

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 17:33
Hamilton drejt Ferrarit

Lewis Hamilton do të largohet nga Mercedes në fund të këtij sezoni, por jo për të mbyllur karrierën, por për t’u transferuar në një tjetër skuadër. Mediat spanjolle kanë mësuar se piloti britanik prittet që të bashkohet me skuderinë e Ferrarit vitin e ardhshëm.

Një transferim i papritur, që padyshim do të krijojë një zhurmë të madhe në botën e garave me makina, pasi bëhet fjalë për lëvizjen e 7 herë kampionit të Formula 1. Drejtuesit e “kokëkuqes” natyrisht janë të hapur për një afrim të tillë, pasi Hamilton është një nga pioltët më të mirë të dy dekadave të fundit.

Vetë 38-vjeçari e ka patur një ëndërr fëmijërie të bëhet pjesë një ditë e skuderisë së “kokëkuqes”. Që nga viti 2007, Hamilton është pjesë e Mercedes, por në fundin e këtij viti me shumë gjasa do të vijië dhe divorci mes palëve.

Largimi nga Mercedes nuk pritet që të jetë një problem, pasi një largim i tillë parashikohet dhe në kontratë për shkak të statusit që piloti ka fituar gjatë gjithë këtyre viteve kontribut. Një situatë e tillë shpjegon dhe ndërprejen e negociatave me Carlos Sainz, i cili edhe pse gjithmonë ka patur mbështetjen e drejtuesve, gjërat kanë ndryshuar me opsionin e Hamilton.

Pavarësisht moshës, Hamilton ka treguar se ka ende energji dhe ndoshta do të provojë dhe një titull historik në njëvendëshen e kokëkuqes vitin e ardhshëm, por gjithsesi muajt në vijim pritet që të jenë të nxehtë sa i takon këtij transferimi të papritur.

(Kosova Sot Online)