Ja pse Barçës i duhet të shesë yje të ekipit

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 16:50
Ja pse Barçës i duhet të shesë yje të ekipit

Barcelona nuk ka arritur ta marrë ende veten që prej fillimit të pandemisë.

Gjiganti katalunas është përballur vazhdimisht me probleme financiare në vitet e fundit, ndërsa është detyruar të shesë edhe asete të klubit vetëm për ta mbajtur veten në nivele të larta të futbollit.

Klubi nga “Camp Nou” nuk do të mundë t’i zgjidhë problemet me rregullat e “fair-play” financiar duke e shitur veç një top lojtar si Ronald Araujo për 100 milionë euro në verën që po vjen, shkruan “FCBRAC1".

Sipas këtij të fundit, për t’u rikthyer tek rregullat 1:1, klubi duhet t’i shesë 2 apo 3 lojtarë më shumë dhe ta balancojë gjendjen ekonomike.

Mbetet të shihet se çfarë sakrificash do të bëjë presidenti Joan Laporta gjatë verës që vjen për t’ju shmangur penalizimeve që vijnë nga thyerja e rregullave të “Fair-Play” financiar.

Barcelona ishte shpallur kampione e Spanjës vitin e kaluar, përkundër problemeve financiare, ndërsa në këtë edicion nuk po i shkojnë punët dhe aq mirë.

Sa që, trajneri Xavi Hernandez e ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga “Blaugrana” në fund të këtij sezoni.


(Kosova Sot Online)