“Nxehet” gara për titullin kryesor, ja si duket tabela e re e Superligës pas ndeshjeve të fundit

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 16:08
“Nxehet” gara për titullin kryesor, ja si duket tabela e re e Superligës pas ndeshjeve të fundit

Sot është kompletuar xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Llapi e shfrytëzoi për mrekulli një tjetër gabim të liderit Ballkani për t’iu afruar atij në vetëm një pikë në krye të tabelës.

Ekipi nga Suhareka barazoi me Feronikelin ’74 në fundjavën e kaluar dhe humbi dje nga Drita duke i grumbulluar 44 pikë. Kurse, llapjanët e mposhtën sot Fushë Kosovën e paraprakisht Dritën dhe Dukagjinin në javët e kaluara dhe tash i kanë 43 pikë.

Ndërkaq, Drita, e cila e mposhti pikërisht ekipin Portokalli dje, është e treta me katër pikë prapa liderit.

Më poshtë mund ta shihni tabelën e re të Superligës pas ndeshjeve që u luajtën në mesjavë. 

(Kosova Sot Online )