Kosova U21 takohet sot me Gjermaninë U21

  • S.A /
  • 22 March 2024 - 11:24
Kosova U21 takohet sot me Gjermaninë U21

Kombëtarja e Kosovës U21 sot luan përballë Gjermënisë U21, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Takimi i takon grupit D kualifikues dhe luhet në “Stadion an der Gellertrasse” në Chemnitz.

Kosova ka tetë pikë në pozitën e katërt, derisa Gjermania është e dyta me katër ndeshje, që të gjitha fitore.

Më 12 shtator në Prishtinë, Gjermania U21 kishte fituar 3:0 ndaj Kosovës.

(Kosova Sot Online )