Kroos do të rinovojë me Real Madridin
Toni Kroos do të vazhdojë me Real Madridin.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se mesfushori gjerman do të qëndrojë dhe do të vazhdojë si futbollist i Real Madridit me një marrëveshje të re një vjecare.
Kroos do të jetë i lidhur me “Los Blancos” deri në vitin 2025.
Bisedat mes Kroos dhe Real Madrid rreth kontratës tashmë janë vetëm formalitet.
Kroos është duke kaluar një super sezon me Real Madridin, e po ashtu edhe në këto dy ndeshje me Gjermaninë.
(Kosova Sot Online)