Kosovari Donat Rrudhani shkëlqen me dy gola në Zvicër

  • S.A /
  • 05 April 2024 - 08:20
Kosovari Donat Rrudhani shkëlqen me dy gola në Zvicër

Lausanne ka barazuar 3:3 në shtëpi ndaj St.Gallen, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Zvicrës, transmeton "Kosova Sot Online ".

E në këtë takim, shkëlqeu futbollisti kosovar, Donat Rrudhani.


Rrudhani shënoi dy gola në këtë ballafaqim për Lausanne.

Fillimisht ai barazoi shifrat 2:2 në minutën e 78-të, ndërsa barazoi edhe njëherë tjetër në 3:3 në minutën e 86-të të takimit.

(Kosova Sot Online )