Ndeje interesante me fund dramatik, Chelsea shënon dy gola në minutat shtesë dhe fiton ndaj Man Utd

  • S.A /
  • 05 April 2024 - 08:07
Ndeje interesante me fund dramatik, Chelsea shënon dy gola në minutat shtesë dhe fiton ndaj Man Utd

Chelsea ka shënuar një fitore me rikthim spektakolar në Premierligë, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Chelsea fitoi në shtëpi ndaj Manchester United me rezultat 4:3, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit anglez.

Chelsea ishte në epërsi të dyfishtë pas 19 minutave lojë.

Fillimisht Gallagher kaloi vendasit në epërsi, për ta dyfishuar më pas Cole Palmer.

Garnacho ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 34-të, ndërsa pesë minuta më vonë Bruno Fernandes barazoi shifrat.

Goli i epërsisë për United erdhi në minutën e 67-të kur shënoi Garnacho.

E Cole Palmer shënoi dy gola për një minutë në shtesa për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e 10-të, kurse Manchester United mbetet i gjashti me 48 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )