Bayerni e rivalizon Barcelonën për Joao Cancelon

  • S.A /
  • 05 April 2024 - 11:05
Bayerni e rivalizon Barcelonën për Joao Cancelon

Joao Cancelo ka zgjuar edhe njëherë interesimin e Bayern Munich.Paraqitjet e tij të mira me Barcelonën, atje ku është në formë huazimi ka bërë që klube të ndryshme të interesohen për shërbimet e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Relevo raporton se Bayerni është i interesuar të ri-nënshkruajë me mbrojtësin portugez këtë verë.

Manchester City dëshiron 40-50 milionë euro për Cancelon, ndërsa Barcelona është e gatshme të ofrojë rreth 30 milionë. Joao Cancelo u huazua te Bayern Munich në gjysmën e dytë të sezonit 2022/23.

(Kosova Sot Online )