Real Madridi ia cakton çmimin e largimit Brahim Diazit

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 19:07
Real Madridi ia cakton çmimin e largimit Brahim Diazit

E ardhmja e Brahim Diazit te Real Madridi është ende e paqartë, pavarësisht se ai u rikthye nga huazimi te Milani në fillim të këtij sezoni.

Pas një huazimi tre-vjeçar te “Rossonerët”, ai pas rikthmit në “Santiago Bernabeu” ka qenë shumë më i mirë nga sa prisnin shumë njerëz dhe vlerësohet se është “rritur” edhe më shumë nën urdhrat e trajnerit, Carlo Ancelotti.

Diazi është përdorur si mesfushor ofanziv dhe sulmues këtë sezon, duke zëvendësuar në raste të ndryshme Jude Bellinghamin, Vinicius Juniorin dhe Rodrygon.

Në total, spanjolli ka nëntë gola deri tash në këtë sezon dhe pesë asistime, në 34 paraqitje në total.

Kësisoj, Real Madridi besohet se nuk dëshiron ta shesë 24-vjeçarin, megjithëse janë të gatshëm të negociojnë nëse situata ndryshon.

Sipas “El Debate”, gjiganti spanjoll ia ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh, vetëm nëse vet lojtari dëshiron të largohet.

Brahim Diaz nuk e ka të garantuar një vend të titullarit te “Los Blancos” dhe rëndësia e tij mund të bjerë sezonin e ardhshëm kur të mbërrijnë Kylian Mbappe dhe Endrick Felipe.

Dhe, reprezentuesi i Spanjës mund të mos dëshirojë të jetë lojtar i stolit vazhdimisht, kështu që ka një shans të vogël që ai të largohet, megjithëse duket e pamundur tani për tani.

Brahim Diaz me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

(Kosova Sot Online)