Milani vendos kundër emërimit të Comollit

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 17:37
Milani vendos kundër emërimit të Comollit

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka vendosur të mos-angazhojë Damien Comollin, kështu që skuadra do të vazhdojë me menaxhimin aktual.

Klubi italian thuhet se po konsideronte të punësonte presidentin e Toulouses si shef ekzekutiv të ri gjatë verës, por raporti i fundit nga “Sky Sport Italia” pretendon se Cardinale ka vendosur të vazhdojë me menaxhmentin aktual edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportit, Cardinale u takua me drejtuesit e Milanit të premten në mëngjes dhe vendosi që drejtorët e ekipit të parë të mbeten të pandryshuar për sezonin e ardhshëm.

Kjo do të thotë se Giorgio Furlani pritet të mbetet në krye si CEO i Milanit, Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë në rolin e tij këshillues, Geoffrey Moncada do të jetë drejtor teknik dhe Antonio D’Ottavio do të vazhdojë të mbulojë rolin e drejtorit sportiv.

Cardinale ishte në “San Siro” mbrëmë, ku ishte dëshmitar i humbjes 1:0 të Milanit ndaj Romës në ndeshjen e parë çerekfinae në Ligën e Evropës.

“Rossonerët” kthehen në fushë të dielën në një ndeshje të Serie A, në udhëtim ndaj Sassuolos. 

(Kosova Sot Online)