Ja shifra e majme që do të përfitojë Granit Xhaka
Granit Xhaka është prej lojtarëve kryesorë të Bayer Leverkusenit, që të dielën fitoi titullin kampion të Gjermanisë. Në aspektin sportiv titulli i kampionit është sukses kulmor, pasi nuk ishte shënuar asnjëherë në historinë e këtij klubi.
Por edhe në aspektin financiar lojtarët dhe trajnerët e Bayer Leverkusenit do të shpërblehen mirë.
“Sport Bild” e trajneri Xabi Alonso e kishte të parashikuar në kontratë një bonus prej 500 mijë frangave zvicerane nëse e fitonte titullin deri në vitin 2026.
Disa prej lojtarëve po ashtu kanë bonuse për titull në kontratat e tyre, që shkojnë deri në 250 mijë franga zvicerane, në varësi nga numri i paraqitjeve.
Sipas “20min.ch”, kjo është shifra që mund të fitojë Xhaka për suksesin historik me Leverkusenin.
Xhaka kërkon edhe trofeun e Ligës së Evropës dhe Kupën e Gjermanisë me Leverkusenin. Dhe natyrisht qindra mijëra euro të tjera.
(Kosova Sot Online)