Xavi i zemëruar pas humbjes befasuese: Ndiej se na u bë e padrejtë, ishim më të mirë se Reali

  • S.A /
  • 22 April 2024 - 10:00
Xavi i zemëruar pas humbjes befasuese: Ndiej se na u bë e padrejtë, ishim më të mirë se Reali

Rasti i golit fantazmë në El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës e ka rikthyer temën e mungesës së pabesueshme të teknologjisë së linjës së portës në Spanjë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri Xavi Hernandez pas humbjes së Barçës nga “Los Blancos” theksoi se ndien se skuadrës së tij iu bë e padrejtë dhe insiston se “Blaugrana” ishin më të mirë se vendësit në “Santiago Bernabeu”.

“Me lojën që e bëmë, gjëja normale ishte të fitonim. Duhet të jemi krenarë me mënyrën se si kemi luajtur, mbi të gjitha në pjesën e dytë. E kemi kontrolluar mirë lojën dhe i merituam tri pikë. Humbën për shkak të situatave që nuk i kontrollojmë. Është i njëjti film i lojës së parë, e cila e vendosi kampionatin”, deklaroi Xavi pas lojës, të cilën e fitoi Reali me rezultat 3:2.

Ai foli edhe për referimin në ndeshjen e mbrëmshme.

“Të gjithë e panë. Mund të më dënojnë, por pamjet janë atje. Mund vetëm ta analizoj lojën, ishim më të mirë se Real Madridi. Na kushtuan detajet, por kjo është pjesë e procesit të tranzicionit në të cilin gjendemi. Merituam të fitonim”, vazhdoi Xavi.

Ter Stegen theksoi që është mëkat që nuk ekziston teknologjia e linjës së portës.

“Po, jam totalisht dakord. Është mëkat. Mbrëmë më pyetën për referimin dhe thash se shpresoj që do të kalojë i pavërejtur dhe që do të bënte vetëm drejtësi. Por, shkoi kështu dhe është mëkat. Nëse duam të jemi kampionati më i mirë në botë, duhet ta implementojmë teknologjinë”, nënvizoi Xavi.

Çka i shkon në mendje për momentin legjendës së Barçës?

“Duhet të vazhdojmë të luftojmë për vendin e dytë. Kam ndjenja kontradiktore: jam krenar me skuadrën, por ekzistojnë disa situata që nuk mund t’i kontrollonim. Ishim më të mirë se Real Madridi, tre pikë na u mohuan shkaku i rrethanave të pafavorshme”, përfundoi Xavi.

(Kosova Sot Online )