I kamuri i PDK-së Agim Aliu, mbi 35 mijë euro kursime dhe pasuria tjetër që zotëron kryetari i Ferizajt

  • S.A /
  • 22 April 2024 - 09:45
I kamuri i PDK-së Agim Aliu, mbi 35 mijë euro kursime dhe  pasuria tjetër që zotëron kryetari i Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, transmeton "Kosova Sot Online".

Agim Aliu ka deklaruar se ka disa hektarë arë, disa hektarë tokë, disa hektarë pyll, një shtëpi dhe një banesë.

Disa nga pasuritë e paluajtshme janë në pronësi të tij dhe bashkëshortes së tij.

I pari i Ferizajt ka edhe një veturë e cila kushton rreth 4 mijë euro, ndërsa ka deklaruar edhe veturën e bashkëshortes së tij, e cila kushton mbi 6 mijë euro.

Kryetari i Ferizajt ka edhe mbi 35 mijë euro kursime në institucione financiare.

 

(Kosova Sot Online )