David Raya siguron “Dorëzen e Artë” në Premierligë

  • S.A /
  • 04 May 2024 - 12:28
David Raya siguron “Dorëzen e Artë” në Premierligë

Portieri David Raya ka siguruar fitimin e çmimit “Dorëza e Artë” për sezonin 2023/24 në Premierligë, transmeton "Kosova Sot Online".

Rekordi i portierit të Arsenalit, që ka mbajtur portën e paprekur në 14 ndeshje, nuk mund të thyhet këtë sezon.

Rekordi i tij vetëm mund të barazohet, që nënkupton se çmimi “Dorëza e Artë” vetëm mund të ndahet.

Më së afërmi Rayas është Jordan Pickford, por Evertoni do të luajë vetëm edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit. Ndërsa, Arsenali luan edhe tri ndeshje.

(Kosova Sot Online )