![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/15/200x200_1-113-600x3601715756547.jpg)
Lexoni edhe:
Xhaka niset i pari në sulm, e ndjek portierin kundërshtar deri në zhveshtore, ai provokoi tifozët e Baselit
Një ndeshje tjetër, edhe një gol tjetër. Pra Arda Guler e shënoi mbrëmë golin e tretë sezonal, të dytin radhazi, transmeton "Kosova Sot Online". Kundër Alavesit, ylli i ri turk e gjeti golin e radhës në La Liga, transmeton "Kosova Sot Online".
Që kur iu bashkua Real Madridit e fitoi titullin e kampionit në kampionatin spanjoll, ndërsa ka nisur të akumulojë më shumë minutazh.
Ish-futbollisti i Fenerbahçes nuk e ka ndërmend të ndalet më, si në shënimin e golave ashtu edhe në paraqitjet e tij pozitive.
E lojtarin e lindur në vitin 2006 e ka lavdëruar trajneri Carlo Ancelotti pas fitores së mbrëmshme me rezultat 5:0 ndaj Deportivo Alavesit.
“Më pëlqen shumë. E gjithë skuadra, i tërë stafi, e vlerësojnë të gjithë shumë. Ai është më i riu i skuadrës. E ka një dhuratë. Shënon gol edhe kur është e vështirë. Topi është i dashuruar me Arda Gülerin, kjo është mjaftueshëm e qartë. Jemi mjaft të kënaqur që është këtu dhe që mund të jetë e ardhmja e ekipit”, deklaroi trajneri italian në konferencë për shtyp.
Güler pati vështirësi në fillim të eksperiencës së tij, derisa e përshkuan lëndimet dhe iu nevojit një periudhë ambientimi, ndërsa tash ka nisur t’i tregojë vlerat e tij dhe po ka më shumë minuta në këmbët e tij.
(Kosova Sot Online )