Xhaka niset i pari në sulm, e ndjek portierin kundërshtar deri në zhveshtore, ai provokoi tifozët e Baselit

  • 15 May 2024 - 08:57
 Xhaka niset i pari në sulm, e ndjek portierin kundërshtar deri në zhveshtore,  ai provokoi tifozët e Baselit

Taulant Xhaka e ndoqi portierin e Lausanne Outhyt për të “qëruar hesapet”, pasi ai provokoi tifozët e Baselit.

Ky rast ndodhi  mbrëmë, me të përfunduar pjesa e parë në përballjen mes këtyre dy skuadrave, transmeton "Kosova Sot Online".

Jeremy Vachoux provokoi tifozët vendasë pak para se të mbyllej pjesa e parë dhe kaq mjaftoi që futbollistët e Baselit, të udhëhequr nga Xhaka, të shkonin me nxitim drejt tunelit për t’u përballur me francezin.

Gjithsesi, sipas mediave zvicerane, situata pastaj u qetësua duke mos eskaluar deri në një përplasje fizike.

Një skenë e çuditshme ndodh gjatë pushimit të ndeshjes mes FC Basel dhe Lausanne-Ouchy. Të udhëhequr nga Taulant Xhaka, lojtarët e Baselit ndjekin portierin Ouchy Vachoux në katakombe. Shkak është bërë një provokim i fansave.

Ndryshe, Baseli e fitoi ndeshjen ndaj Laussane Outhyt me rezultatin e pastër 2:0. 

https://www.bluewin.ch/de/sport/super-league/hier-jagen-die-basel-spieler-ouchy-goalie-vachoux-in-die-katakomben-2202199.html?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR3AQz0IXBG80YrJL-4BYy2AbNH_RdHN1Z9UHlset9AaavC3-NDhKBA-kHc_aem_Acf4SsoCoim7eJbc9jYKFRwOSDW9oyxyxQ6TTBL7zucCwcKmbOz3-j7NZcGtSV2h-B8GhsLe-AgDG_6Bgz87fjYr

(Kosova Sot Online )