Carragher e analizon ‘Euro 2024’

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 16:45
Carragher e analizon ‘Euro 2024’

Kanë mbetur edhe pak javë drejt fillimit të kampionatit Evropian, i cili këtë verë mbahet në Gjermani.

Për herë të dytë në histori në një kampionat Evropian do të marrë pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Tashmë kanë filluar të parashikohet se kush e kalon grupin e kush në fund shpallet kampion.

Një parashikim sa i përketë këtij kampionati e ka dhënë edhe legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher.

Sipas tij, Shqipëria do të përfundojë e fundit në grupin e saj B. Derisa mendon se nga ky grup do të kualifikohet Spanja dhe Kroacia.

Sa i takon finales, sipas Carragher, atje do të shkojnë Gjermania dhe Franca, me këtë të fundit që sipas tij do të shpallet kampion i Europës për vitin 2024.

Pra nga 14 qershori e deri më 14 korrik sytë e të gjithëve do të jenë të kthyer kah Evropiani i Gjermanisë.

(Kosova Sot Online)