
Al Khelaifi: Po fillon një epokë e re

Pak ditë më parë, Kylian Mbappe është larguar nga skuadra e Paris Saint-Germanit si futbollist i lirë.
E pikërisht tek kjo është ndalur presidenti i parisienëve, Nasser Al Khelaifi.
I pari i PSG-së, ka thënë se tash fillon një epokë e re e klubit.
“Kjo është një epokë e re. Gjithë respekti im për Messin, Neymar, Kylian. Ne e dimë se çfarë bënë ata për klubin. Për ne ishte e rëndësishme t’i kishim në skuadër. I uroj gjithë të mirat në sfidat e reja, por për ne ylli tani do të jetë skuadra”, tha presidenti i parisienëve.
“Ne patëm një sezon të mrekullueshëm, duke humbur një fitore në vetëm dy ndeshje për trofeun e madh (Champions League). Ishte një sezon i mrekullueshëm. Morëm më shumë nga sa prisnim. Bëmë shumë ndryshime”, shtoi Al Khelaifi.
Tash, Paris Saint-Germani është vënë në sulm për të gjetur një zëvendësues të Kylian Mbappes, lojtarit të tyre kryesor deri më tani.
(Kosova Sot Online)