
Spalletti: Ne besuam deri në sekondin e fundit

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, dhe Kroacia po përgatitej për festë, në skenë doli Zaccagni.
Ky i fundit ia mohoi fitoren me një gol në minutën e 98-të të ndeshjes, duke shënuar për rezultatin përfundimtar prej 1-1.
Kësisoj, Italia u kualifikua tutje si e dyta në grupin B, pas Spanjës.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti tha se besuan deri në sekondin e fundit.
“Ne e besuam deri në sekondën e fundit, futbolli është kështu. Ka momente që kthehen në shumë kulminante, siç ka edhe momente të vështira”, tha Spalletti.
Në 1/8 e finales në Euro 2024, Italia do të përballet me Zvicrën.
(Kosova Sot Online)