Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e 'Euro 2024'

  • A.P /
  • 25 June 2024 - 18:54
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e 'Euro 2024'

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Euro 2024.

Austria e Ralf Rangnick është në avantazh ndaj Holandës pas 45 minutave të parë.

Malen ka realizuar gabimisht në portën e tij, duke i dhënë avantazhin Austrisë prej 0 me 1.

Në ndeshjen tjetër, Franca dhe Polonia po luajnë pa gola, 0 me 0. ‘Gjelat’ nuk po arrijnë asesi të gjejnë golin e avantazhit ndaj Polonisë tashmë të eliminuar.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesët e dyta të dy takimeve.

(Kosova Sot Online)