Bayern Munchen po mendon të huazojë Kingsley Coman

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 17:33
Bayern Munchen po mendon të huazojë Kingsley Coman

Konsiderohej i pashitshëm, por tani jo më.

Bayern Munchen po mendon të huazojë Kingsley Coman këtë sezon, me opsion shitjen e kartonit të tij.

Bavarezët kanë qenë aktiv në merkato dhe kanë bërë blerje, por tani u duhet që të shesin disa lojtarë për të rregulluar bilancet.

Mbetet për t’u parë destinacioni i radhës për futbollistin francez, për të cilin ka interes nga klubet e Premier League.

Coman më herët në karrierën e tij ka luajtur edhe për Juventusin dhe Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online)