
Lexoni edhe:
Edhe Deçiqi dështoi në penallti, eliminohet nga Liga e Konferencës
Sonte do të fillojë sezoni 2024/25 në Premierligën angleze, transmeton "Kosova Sot Online".
Do të jetë skuadra e Manchester Unitedit ajo e cila do ta hapë sezonin e ri.
Në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” do të përballen me Fulham me fillim nga ora 21:00.
Edhe Deçiqi dështoi në penallti, eliminohet nga Liga e KonferencësLexoni edhe:
Manchester United e nisi faktikisht sezonin më herët me një humbje pas penalltive në “Community Shield” nga rivali lokal, Manchester City.
Ndërsa, me përforcimet e bëra, ekipi i Erik ten Hag do të synojë kreun e tabelës në edicionin e ri.
Dueli kryesor i xhiros së parë në elitën e futbollit anglez zhvillohet të dielën, ku Chelsea do ta presë kampionin në fuqi, Manchester Cityn.
(Kosova Sot Online )