
Lexoni edhe:
Kosova është shtet i pavarur dhe i aftë të vendosi për të ardhmen e vetë
Edhe klubi shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiq është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Konferencës, transmeton "Kosova sot Online ".
Njëjtë sikur Ballkani, edhe Deçiqi u eliminua pas ekzekutimit të penalltive.
Pas humbjes 1:0 nga ndeshja e parë ndaj ekipit finlandez, HJK, Deçiq shënoi fitore 2:1 në ndeshjen e kthimit.
Kosova është shtet i pavarur dhe i aftë të vendosi për të ardhmen e vetëLexoni edhe:
Megjithatë, në penallti dështuan plot tri herë, për t’u eliminuar nga ky sezon nga garat evropiane.
I vetmi klub shqiptar që arriti kualifikimin në fazën e play-offit në Ligën e Konferencës është Drita.
Gjilanasit pasi eliminuan Audan, tani në pengesën e fundit para fazës së grupeve do të kenë punë me Legian e Varshavës.
(Kosova Sot Online )