Chiesa më në fund po 'rehatohet'

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 16:45
Chiesa më në fund po 'rehatohet'

Federico Chiesa është shumë afër nënshkrimit me klubin e ri, pasi iu tha se duhet të largohet nga Juventusi.

Sulmuesi italian çuditërisht u la jashtë projektit të klubit italian nga trajneri i ri, Thiago Motta.

26-vjeçari tashmë ishte në kërkim të një ambienti të ri, me disa klube që ishin të interesuara për të, por paga e tij e madhe ishte problemi.

Por, si duket, italiani tashmë është rehatuar diku, me Barcelonën që me shumë gjasë do të jetë shtëpia e tij e re.

Italiani do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare me klubin katalunas, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, siç raporton mediumi italian “TuttoSport”.

Chiesa ishte pjesë e Juventusit që nga viti 2022, derisa më herët ka djersitur edhe fanellën e Fiorentinës.

(Kosova Sot Online)