Lëndimi i Christensen bëhet shkak që Olmo të regjistrohet

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 19:10
Lëndimi i Christensen bëhet shkak që Olmo të regjistrohet

Tifozët e Barcelonës tashmë mund të ndihen të lumtur, pasi Olmo edhe zyrtarisht mund të paraqitet me klubin blaugran.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se Dani Olmo tashmë është regjistruar si lojtar i Barcelonës, dhe qysh nga nesër mund të debutojë nën urdhërat e Hansi Flick.

Shkak për këtë ‘gëzim’ u bë lëndimi afatgjatë i Andreas Christensen, i cili do t’i mungojë Barcelonës për një kohë të pacaktuar.

Olmo nuk u paraqit në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në La Liga.

Spanjolli u transferua për 51 milionë euro te Barcelona nga skuadra gjermane, Leipzig.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën, ndërsa klauzola e lirimit të Olmos është 500 milionë euro.

(Kosova Sot Online)