Ja sa do t’i mungojë Barcelonës Ferran Torres

  • A.P /
  • 25 December 2024 - 12:04
Ja sa do t’i mungojë Barcelonës Ferran Torres

Ferran Torres e përfundoi ndeshjen kundër Atlético Madridit me një shqetësim muskulor. Sulmuesi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të cilat konfirmuan një dëmtim të lehtë në muskujt e pulpës së këmbës së djathtë.

Bëhet fjalë për një problem jo shumë serioz, por që do ta pengojë të marrë pjesë në sfidën e Copa del Rey, më 4 janar, kundër Barbastros. Gjithashtu, është në dyshim pjesëmarrja e tij në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club më 8 janar.

Dëmtimi vjen në momentin kur Ferran po kalonte një periudhë të shkëlqyer forme. Në këtë sezon, ai ka grumbulluar 16 paraqitje mes La Liga-s dhe Champions League-s dhe kishte shënuar katër gola në javët e fundit.

Ja deklarata zyrtare: "Lojtari i ekipit të parë, Ferran Torres, e përfundoi ndeshjen e së shtunës së kaluar me një problem muskulor. Duke qenë se shqetësimi vazhdon, sot u krye një rezonancë magnetike, e cila konfirmoi se ka pësuar një dëmtim të lehtë në muskujt e pulpës së këmbës së djathtë".

(Kosova Sot Online)