Allegri pritet të bëhet trajner i Al Ahli

Ish trajneri i Juventusit dhe Milanit pritet ta marrë në drejtim skuadrën arabe në sezonin e ri
Një ndër gazetarët më të njohur të transferove, Fabrizio Romano ka treguar se ish trajneri i Juventusit dhe Milanit, Massimilano Allegri pritet të jetë trajner i skuadrës arabe Al Ahli.
“Al Ahli janë gati për ta arritur një marrëveshje me Massimiliano Allegri si trajner të ri për sezonin e ardhshëm, detajet finale të marrëveshjes pritet që të arrihen sot”, ka shkruar Romano.
(Kosova Sot Online)