Garnacho ka biseduar me Conten

  • A.P /
  • 20 January 2025 - 10:43
Garnacho ka biseduar me Conten

Alejandro Garnacho duket se është afër largimit nga Manchester United.

E ardhmja e tij duket se është në Serie A, ku i cili pritet që të transferohet te Napoli.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, Napoli do të paguajë çmimin e 60 milionë funtave të vendosur nga “djajtë e Kuq” dhe po ashtu flitet se lojtari ka folur në telefon me vetë trajnerin e Napolit, Antonio Conten.

Garnacho, shihet si zëvëndësues i Khvicha Kvaratskhelias, i cili u largua drejt PSG-së.

Argjentinasi, këtë sezon ka bërë 32 paraqitje ku ka shënuar 8 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat

(Kosova Sot Online)