Mbappen s’ka kush që e ndal më

  • A.P /
  • 27 January 2025 - 13:56
Mbappen s’ka kush që e ndal më

Kylian Mbappe e pati një fillim të zbehtë të eksperiencës tek Real Madridi, por kjo duket se tashmë i takon së kaluarës.

Ylli francez e ka gjetur formën optimale tek “Los Blancos” dhe po tregohet i pandalshëm.

Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit ka nisur të ketë shifra rekordesh në “Santiago Bernabeu”.

Përfaqësuesi francez e shënoi tregolëshin e parë me “Mbretërit” në fundjavën që shkoi për t’ia dhënë fitoren e pastër ekipit të Carlo Ancelottit në udhëtim tek Real Valladolidi, 3:0.

12 gola në 12 paraqitjet e tij të fundit në të gjitha garat, statistika këto të frikshme të 26 vjeçarit.

Kjo ecuri fantastike e ka ndihmuar kampionin e botës me Francën që të ngritet në kuotën e 22 golave në 32 ndeshje me Realin, duke iu afruar statistikave impresionuese të Cristiano Ronaldos në sezonin e tij debutues mbresëlënës në Madrid.

Nëse e shikojmë më thellësisht, Mbappe shënon gol me një mesatare prej çdo 74 minutash.

Trajneri Carlo Ancelotti ndihet mjaft i lumtur me formën e sulmuesit të tij kryesor duke shpresuar që të vazhdojë kështu deri në fund të sezonit. 


(Kosova Sot Online)