Sylvinho me staf e ndoqën derbin e Milanos

  • A.P /
  • 03 February 2025 - 15:40
Sylvinho me staf e ndoqën derbin e Milanos

Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Kombëtares u ndal këtë fundjavë në Milano, ku u zhvillua derbi i Madoninës, Milan-Inter.

Stafi Teknik i Kombëtares, i përbërë nga trajneri Silvinjo dhe dy asistentët, Doriva dhe Pablo Zabaleta, ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër paraqitjen e mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Pas përfundimit të ndeshjes, stafi teknik zhvilloi një takim me Asllanin ku diskutuan mbi ecurinë e tij te klubi, formën aktuale dhe përgatitjet për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit.

(Kosova Sot Online)