
Juventus blen përfundimisht Di Gregorion

Juventus ka aktivizuar klauzolën e detyrueshme të blerjes në kontratën e Michele Di Gregorio, duke e bërë portierin italian pronë të përhershme të klubit.
Sipas Tuttosport, aktivizimi i kësaj klauzole u bë automatikisht pasi Di Gregorio u aktivizua si titullar në fitoren 2-1 ndaj Como, duke e detyruar Juventusin të blejë kartonin e tij nga Monza.
Kjo do të thotë se Derby d’Italia kundër Interit të dielën është ndeshja e tij e parë si lojtar zyrtar i Juventusit, edhe pse klubi ende nuk e ka bërë të ditur publikisht transferimin.
Për kartonin e Di Gregorio, Juve ka paguar 4.5 milionë euro për huazimin e tij dhe tani do të derdhë 13.5 milionë euro shtesë plus 2 milionë në bonuse për ta mbajtur në Allianz Stadium pas verës.
Më parë, portieri 26-vjeçar ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Liverpool, por The Reds vendosën të transferojnë Giorgi Mamardashvilin si pasardhësin e Alisson Becker.
(Kosova Sot Online)