Ancelotti: Mbappe do të jetë i gatshëm për nesër

  • A.P /
  • 25 February 2025 - 14:04
Ancelotti: Mbappe do të jetë i gatshëm për nesër

Kylian Mbappe nuk ka ushtruar sot fare me ekipin e Real Madridit për shkak të problemeve me dhëmbë.

Mirëpo, edhe pse ekzistonte frika që sulmuesi francez të mos jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme në gjysmëfinale të Copa del Rey ndaj Real Sociedadit, trajneri Carlo Ancelotti e ka dhënë një lajm të mirë për tifozët madrilenë.

Italiani zbuloi se ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit megjithatë do të udhëtojë me ekipin për ndeshjen e Kupës së Mbretit, e cila do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 21:30.

“Mbappe do të udhëtojë me ne. Ai kishte problem me dhëmbin dhe nuk ushtroi me ne. Të gjithë ata që do të udhëtojnë do ta kenë një rast. Kjo vlen edhe për Endrick”, deklaroi “DonCarlo” në konferencë për shtyp.

Mbappe e ka hequr sot dhëmbin, por deri nesër besohet se do të jetë i gatshëm për t’u paraqitur për “Los Blancos”.

Reali ka nevojë për kontributin e tij derisa kampioni botëror e ka rikthyer formën optimale.

(Kosova Sot Online)