Albini, VV-ja dhe partitë opozitare me prijësitë e tyre duhet të kenë parasysh dy gjëra...

Albini, VV-ja dhe partitë opozitare me prijësitë e tyre duhet të kenë parasysh dy gjëra...
Albini, VV-ja dhe partitë opozitare me prijësitë e tyre duhet të kenë parasysh dy gjëra...

Xhevat Meha

  • 06 March 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Procesi i përzgjedhjes së Presidentit/tes e nxori në shesh përpjekjen e Albanit që ta menjëanoj Vjosa Osmanin nga Presidenca. Ky proces i përzgjedhjes nxori në shesh dy elemente interesante:

 

-1) Prishjen e ekuacionit të Albinit - U pa qartë se refuzimi nga familja Jashari prishi ekuacionin politik që kishte ndërtuar Albini në prapaskenë. I humbi busullën pas kësaj. Sa po shoh unë, tani Albini është në kërkim të ndërtimit të një ekuacioni tjetër politik që përsëri të menjëanoj Vjosen nga Presidenca, por që i duhet disi ta kamuflojë dhe ta shesë si interes të Kosovës.

2) Mbeshtetja e gjerë e qytetarëve për Vjosen - Edhe para prishjes së ekuacionit politik të Albanit nga Jasharët, Vjosa kishte një mbështetje të gjerë tek qytetarët. Mirëpo, pas kësaj mbështetje është rritur dukshëm. Se a do t’i nënshtrohet Albini kësaj mbështetje qytetare ose nuk do të lëshojë pe në përpjekjet për menjanimin e Vjoses, do të shihet në ditët në vijim.

Edhe Albini dhe VV-ja, edhe partitë opozitare me prijësitë e tyre duhet të kenë parasysh dy gjëra: 1) Kushdo që në çfarëdo mënyre të kamufluar të dërgon Kosovën përsëri në votime, do të marrë ndëshkim qytetar në votime. Kushdo që refuzon Vjosen për President në çfarëdo mënyre të kamufluar, do të marrë refuzim qytetar në votimet e radhës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".