Ancelotti konfirmon mungesën e Valverdes kundër Betisit

  • A.P /
  • 28 February 2025 - 13:13
Ancelotti konfirmon mungesën e Valverdes kundër Betisit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se mesfushori uruguaian Federico Valverde nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të ekipit.

Gjatë një konference për shtyp, tekniku italian tha:
“Fede Valverde nuk do të luajë nesër, ka pasur një problem të vogël dhe nuk do të jetë i gatshëm.”

Lajmi vjen si një goditje për Real Madridin, i cili përballet me Betisin në përpjekje për të mbajtur ritmin në garën për titullin në La Liga.

Megjithatë, Ancelotti ka siguruar tifozët madrilenë se mungesa e Valverdes nuk do të zgjasë shumë:

“Fede do të rikthehet kundër Atlético Madrid.”

Kjo do të thotë se Valverde pritet të jetë gati për derbin e madh të Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.


(Kosova Sot Online)